Një 69-vjeçar banues në Vlorë i cili ishte shpallur në kërkim është ndaluar nga policia për shkak se ushtronte dhunë në familje.
Po ashtu 43-vjeçari G.V, është ndaluar nga policia për veprën penale vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Vlorë/ Informacion
Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim për vjedhje dhe për dhunë në familje.
Ndalohet shtetasi G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ndalohet shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme