Arrestohet 65-vjeçari në burgun e Beratit, tentoi t’i jepte djalit një celular, e kishte ngjitur në tenxhere

schedule19:06 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 19:06 - 24 Dhjetor, 2021

Arrestohet nga SHKB e burgjeve 65-vjeçari Musteak Çala.

Ai u kap duke futur një celular brenda ushqimeve që kishte futur në Burgun e Beratit për djalin e tij 30 vjeç Erjon Çala, që vuan dënimin në këtë burg.

Telefoni u gjet i ngjitur brenda një tenxhereje. Musteak Çala pas ndalimit nga ShKB e burgjeve u mor tani në dorëzim nga DVP Berat, ku edhe do merret në pyetje.

Vijon…/abcnews.al/