Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga ka rënë 55 vjeçari me iniciale G.M banues në Levan të Fierit, ndërsa janë sekuestruar 5 doza Kokainë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brënda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al