Një 54-vjeçar u arrestua këtë të dielë pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në lokalin në pronësi të tij iu gjetën një pistoletë me mulli, fishekë dhe 40 mijë euro. Në pranga ka rënë D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë. Sipas Policisë së Korçës, uniformat blu, 54-vjeçari nuk justifikonte sasinë e parave që kishte në banesë. Paratë e sekuestruara ishin në prerje 50, 100, 200 dhe 500 euro. /ABC News Albania 24/7
Arrestohet 54-vjeçari me pistoletë me mulli dhe 40 mijë euro në banesë
schedule14:40 - 1 Shtator, 2019
schedule 14:40 - 1 Shtator, 2019