Arrestohet 44-vjeçari shqiptar, policia italiane sekuestron mbi 1 kg lëndë narkotike

schedule22:34 - 30 Tetor, 2020

schedule 22:34 - 30 Tetor, 2020

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane, pasi gjatë një kontrolli iu zbuluan lëndë narkotike.

44-vjeçari më vendbanim në Sesto Fiorentino, u kontrollua nga karabinierët e Prato-s, në pikën e banesave në autostradë.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi 1 kg dhe 158 gram kokainë të paketuar.

Po ashtu u zbuluan edhe 875 euro. Sakaq droga dhe paratë u sekuestruan.

/abcnews.al/