Policia e Fierit ka bërë ndalimin e një 30-vjeçareje për shkak se dyshohet për falsifikim dokumentesh. Mësohet se në vitin 2017, 30-vjeçarja banuese në Zhupan të Fierit ka falsifikuar dokumentin e saj të identifikimit.
Fier/Informacion
Një tjetër shtetase e shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash, bie në prangat e policisë.
Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Sh. A., 30 vjeçe, banuese në Zhupan, Fier.
Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 20.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Kjo shtetase në vitin 2017 ka falsifikuar dokumentin e saj të identifikimit (pasaportën biometrike).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al