Policia e Beratit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit. Mësohet se është arrestuar D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
I riu është vënë në pranga, pasi motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Njoftimi i policisë:
Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
/abcnews.al