Arrestohet 28-vjeçarja shqiptare në Kakavijë me 10 kg kanabis

schedule11:23 - 9 Prill, 2018

schedule 11:23 - 9 Prill, 2018

Policia greke ka sekuestruar 10.6 kg marijuanë çokollatë në valixhet e një 28-vjeçare shqiptare, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Kakavijë – Janinë.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare të Kakavijes para se autobusi të nisej, në bagazhet e saj u gjet lënda narkotike e mbështjellë me letër natriban.  Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.

Kanabisi çokollatë u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al