Një 23 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për ngacmim seksual. Në pranga ka rënë i riu 23-vjeçari me iniciale M.A. nga fshati Gjormë.
Ai u ndalua nga uniformat blu pas kallëzimit të bërë në polici nga 22-vjeçarja me iniciale A.C. Sipas denoncimit të saj, dyshohet se i riu e ka ngacmuar atë seksualisht prej disa muajsh.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:
M.A., 23 vjeç, banues në Gjormë, Vlorë.
Ndalimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të datës 26.08.2018, i bërë nga shtetasia A.C, 22 vjeçe, me banim në Vlorë, ku dyshohet se ky shtetas e ka ngacmuar atë seksualisht prej disa muajsh.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a K. Penal. /abcnews.al