Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 23-vjeçar pas kontrolleve të kryera në kryeqytet.
Gjatë kontrollit në automjetin e të riut, iu gjetën thikë, shkop bejsbolli si edhe dy targa automjeti, të cilat iu sekuestruan nga policia.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë, një shkop bejsbolli dhe dy targa automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë.
/abcnews.al/