Arrestohet 20-vjeçarja pasi i shiti nipit të De Niros pak para vdekjes së tij pilula fentanil

schedule11:23 - 14 Korrik, 2023

schedule 11:23 - 14 Korrik, 2023

Një e re është arrestuar për vdekjen nga mbidoza e fentanilit të nipit të Robert De Niro, Leandro Rodriguez.

Siç raporton “SUN”, 20-vjeçarja Sophia Hallie Marks dyshohet se ka shitur drogë Leandro para se ai të gjendej i vdekur në apartamentin e tij në Manhattan më 2 korrik.

Aktori 19-vjeçar kishte ndjekur hapat e gjyshit të tij dhe kishte bërë emër në Hollywood përpara lajmit të papritur të vdekjes së tij. NYPD ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e 19-vjeçarit, për të cilin New York Post raporton se u bë rreth orës 18:00 të së enjtes gjatë një operacioni të fshehtë nga policia.

Sipas të njëjtave informacione, pranë trupit të Leandros u zbulua një lëndë e bardhë dhe mjete droge.

Nëna e tij Drina De Niro, vajza e aktorit Robert, tha se djali i saj vdiq pasi iu shitën pilula fentanyl.

“Dikush i ka shitur pilula fentanyl që ai e dinte se ishin fentanyl dhe prapë ia shiti”, ka shkruar Drena në Instagram.

Zyra e mjekut nuk ka bërë ende të ditur shkakun zyrtar të vdekjes së nipit 19-vjeçar të Robert De Niros.

Leandro kishte hedhur hapat e tij të parë në Hollivud dhe kishte marrë pjesë në tre filma ku luante edhe nëna e tij. Ai ka punuar me Bradley Cooper, Lady Gaga dhe Dave Chappelle në filmin A Star is Born./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!