Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi njoftohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me forcë me një 22-vjeçare.
Njoftohet se 19-vjeçari L. H., është vënë në pranga në flagrancë në ambientet e një hoteli në rrugën “Sotir Kolea”. Aty ai ka abuzuar seksualisht me të renë.
Njoftimi:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 19 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, në ambientet e një hoteli, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.” /abcnews.al/