Arrestohet 19 vjeçari në Elbasan, dhunoi për vdekje nje 54 vjeçar

schedule10:56 - 21 Tetor, 2018

schedule 10:56 - 21 Tetor, 2018

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 19 vjeçar, pasi ka dhunuar me sende të forta një 54 vjeçar në fshatin Katundi i Ri. Andrea Bodurri, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan u arrestua nga forcat e policisë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!