Arrestohet 1 shqiptar e 1 italian, mbollën kanabis në vreshta

schedule13:28 - 28 Nëntor, 2017

schedule 13:28 - 28 Nëntor, 2017

Një shtetas shqiptar Bilbil Tërnova 51 vjeç dhe një shtetas italian Rafaele Krishone janë arrestuar nga policia italiane në Kaltaxhirone pasi kishin mbjellur kanabis në vreshtat e rrushit.

Policia italiane ka zbuluar një plantacion kanabisi në brendësi të një vreshte rrushi në Kaltaxhirone. Agjentët sekuestruan 408 bimë dhe 154 kilogramë marijuanë si dhe vunë në pranga shtetasin shqiptar Bilbil ternova 51 vjec, dhe shtetasin italian Rafaele Krishone 40 vjec. Ata akuzohen për kultivim dhe prodhim të bimëve narkotike. Gjithashtu janë nën hetim dhe pse në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë shqiptarë të moshës 50 dhe 54 vjeç.

Shtetasi italian Krishone pranoi përgjegjësinë e tij dhe deklaroi se shtetasi shqiptar Bilbil Tërnova kishte kontakte me persona të tjerë në Katania të cilët i kishin propozuar të kultivonte marijuanë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!