Një burrë dhe dy gra janë vënë në prangat mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer “Mundësim/detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje”. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas policisë, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin në fjalë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë”, njofton policia./abcnews.al