Arrestohen tre hajdutët në Vlorë, ja çfarë kanë vjedhur

schedule13:26 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:26 - 15 Nëntor, 2024

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të cilët kanë kryer disa vjedhje.  Mësohet se dy prej tyre ishin bashkëpunëtor, pasi kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një shtetasi në Vlorë.

Ndërsa, tjetri ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohen 2 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në qytetin e Vlorës.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët (2 prej tyre bashkëpunëtorë), me precedentë në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në hetimet e kryera dhe në provat e siguruara, arrestuan shtetasit:

34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se më datë 13.11.2024, i ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje, ndërsa më datë 23.10.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën e krahut, një shtetaseje të mitur;

46 vjeç dhe 35 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 08.11.2024, kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një shtetasi në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!