Arrestohen pesë agresorët në Mal të Zi/ Dukaj: Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për shkak të një debati në trafik

schedule15:22 - 7 Janar, 2024

schedule 15:22 - 7 Janar, 2024

Ministri shqiptar për Administratën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj ka deklaruar për “News Hour” se do të zbardhin situatën dhe përgjegjësit lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tre shqiptarëve në Malin e Zi.

Sakaq, Dukaj theksoi se sipas policisë, konflikti ka ndodhur për shkak të një debati në trafik.

“Shfrytëzojmë rastin që të kërkojmë falje dhe që të mos përsëritet më asnjë rast i tillë. Unë jam interesuar në organet kompetente ta zgjidhin sa më parë. Mua për rastin më njoftoi kolegu im Taulant Balla dhe unë kontaktova me ministrin. Për fat të mirë 5 nga tetë personat u arrestuan dhe sipas informacioneve që unë kam është konsideruar si një vepër penale. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe me policinë dhe me organet kompetente.

Unë nga informacionet që kam nga ministri, më tha që konflikti ka nisur lidhur me komunikacion dhe kamerat e sigurisë. Por kjo nuk është arsye dhe vetë ai është angazhuar që autorët të dalin përpara drejtësisë”, u shpreh Dukaj./abcnews.al