Arrestohen në Itali 3 shqiptarë me 10 kg kokainë të pastër

schedule12:09 - 5 Prill, 2019

schedule 12:09 - 5 Prill, 2019

10 kilogramë kokainë e pastër me një vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro. Janë tre shtetasit shqiptarë të arrestuar në Piza të Italisë pasi qeni anti drogë nuhati praninë e substancës narkotike në bagazhin e mjetit luksoz.

Mediat italiane shkruajnë për një sekuestrim rekord droge dhe tre shtetas shqiptarë të arrestuar. Gjatë një kontrolli rutinë në komunën e Pizës, kryesisht në periferi, policia italiane ka ndaluar në një pikë kontrolli tre shtetas shqiptarë të moshës 38, 35 dhe 29 vjeç, pa precedentë penalë dhe pa një vendbanim fiks. Tre shqiptarët udhëtonin me dy automjete luksoze. Sjellja e tyre nervoze ka ngjallur dyshime, dhe pas kontrollit të detajuar dhe me ndihmën e qenit anti drogë, në një nga automjetet është zbuluar sasia rekord prej 10 kilogramë kokainë të pastër 100 për qind. Sipas të dhënave të para vlera e drogës arrin në 1 milion e 200 mijë euro.

Në përfundim të operacionit të policisë përveç drogës u sekuestruan dhe dy automjetet, 8 aparate celularë dhe më shumë se 4 mijë euro cash.

Një prej të arrestuarve kishte në xhep 2.5 gram kokainë dhe 2 gram marijuanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!