Dy persona janë arrestuar në Kavajë pasi tentuan të vidhnin një banesë në fshatin Gosë. Në cilësinë e provës janë sekuestruar të gjitha mjetet që autorët përdorën si dhe një automjet.
U bë e mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :M.N., 29 vjeç dhe G.R., 35 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dhe operative ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë të disa ngjarjeje konkretisht:
Me datë 12.10.2020, në lagjen nr.2, Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin, banesën dhe motorrin e shtetasit Z.K. Me datë 09.09.2020, në një subjekt me administratore shtetasen D.M, kanë vjedhur bateritë të dy mjeteve eskavator të firmës.
Me datë 08.08.2020, në fshatin Vilëbashtovë, kanë vjedhur motorin e shtetasit G.S. Me datë 21.08.2020, në lagjen nr 2, Rrogozhinë, kanë vjedhur banesa e shtetasit U.K, ku kanë marrë një shumë të konsiderushme parash. Me date 11.06.2020, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit D.A., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa produkte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
n.d./abcnews.al