Arrestohen gjashtë të rinj për përdhunimin e një 13-vjeçare në Siçili, në kërkim i shtati

schedule17:59 - 3 Shkurt, 2024

schedule 17:59 - 3 Shkurt, 2024

Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përdhunimin në grup të një 13-vjeçareje në qytetin e Katanias siciliane.

Policia është në kërkim të të dyshuarit të shtatë, konfirmojnë burime të paidentifikuara nga drejtësia italiane.

Të gjithë të dyshuarit dyshohet se janë egjiptianë dhe tre prej tyre, përfshirë edhe personin që është në arrati, janë të mitur, raporton ANSA.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e Vilës Belinit, ku dyshohet se viktima është dhunuar nga dy të dyshuar, ndërsa të tjerët kanë vëzhguar.

Vajza e dhunuar ndodhej me të dashurin e saj, i cili u detyrua nga dhunuesit të largohej nga vendi nën kërcënim./abcnews.al