Arrestohen dy të rinjtë në Krujë! Pranga edhe shoferit që aksidentoi një automjet

schedule09:20 - 27 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 27 Shtator, 2020

Tre persona janë arrestuar nga policia ditën e djeshme. Në pranga janë vënë A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, në Krujë të dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa është arrestuar edhe Sh.K., 48 vjeç pasi duke drejtuar makinën tip “Benz” në Durrës, në gjendje të dehur, është përplasur me  një tjetër automjet duke shkaktuar dëme materiale.

“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale  kapën dhe ndaluan shtetasit:

A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me  një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv. abcnews.al