Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, pasi ishin pjesë e një bande të specilizuar për vjedhje automjetesh dhe apartamentesh.
Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit dy shtetasit shqiptarë të moshës 41 dhe 45 vjeç, pasi kishte një urdhër arrest për personat në fjalë nga gjykatësi Busto Arsizio.
Të dyshuarit ishin pjesë e një bande prej katër personash, të gjithë me kombësi shqiptare, dhe që të katërt kishin në polici vepra penale, si: vjedhje makinash, vjedhje banesash, rezistencë ndaj një zyrtari.
Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover dhe makinave të mëdha, makina të cilat gjenden në aeroporin e Milanos, Malpansa dhe Linate. /abcnews.al