Arrestohen dy shqiptarë në Britani, trafikantët që i çuan me kamion në Angli i detyruan të punonin në fermën e kanabisit

schedule08:53 - 15 Gusht, 2022

schedule 08:53 - 15 Gusht, 2022

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi janë kapur duke u kujdesur për lëndë narkotike, bimë kanabis në një fermë në Blackpool.

Të arrestuarit janë Arbër Dervishi dhe Françesk Markaj, të dy 26 vjeç.

Dy të rinjtë kanë thënë para policisë se janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në vend në mënyrë ilegale, i kërcënuan se do t’i vrisnin nëse nuk punonin në fermën e kanabisit.

Sipas shqiptarëve trafikantët i ndihmuan ata të futeshin kontrabandë në vend me kamion, dhe më pas i detyruan të punonin në fermën e kanabisit për të paguar borxhin që kishin ndaj tyre për transportin nga Belgjika në Angli./abcnews.al/