Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe . K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.