Arrestohen dy adoleshentë për vrasjen e gazetares

schedule13:21 - 20 Prill, 2019

schedule 13:21 - 20 Prill, 2019

Janë dy të rinj të moshës 18 – 19 vjeç, personat e akuzuar për vrasjen e gazetares në Irlandën e Veriut, në trazirat e 18 prillit. Përgjegjës sipas policisë është grupimi IRA e Re, një grup republikanësh disidentë.

“Day apo Londonday”, britanikët dhe unionistët ruajnë ende këtë të fundit. Është vendi symbol i viteve 70-80 për forcat britanike. Për policinë e Irlandës së Veriut mbetet shpesh një zonë e nxehtë, si ndodhi dhe në 18 prill kur disa patrulla policie kontrolluan disa banesa në kuadër të hetimeve për shpërthimin e një autobombe në janar të këtij viti.

Gjatë trazirave të së enjtes së kaluar të shpërthyera pikërisht nga prania e policisë, mbeti e vrarë gazetarja 29 vjeçare Lira Mek Ki, gazetarja e parë e vrarë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2001.

Policia ka arrestuar dy të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç, të akuzuar për vrasjen e gazetares, si dhe kanë publikuar një video ku duket qartë se çfarë ndodhi atë mbrëmje. Në filmim shihen momentet e fundit të jetës së gazetares e cila po filmonte me celularin e saj trazirat. Në pamje duken dhe njerëz të maskuar që kontrollojnë zonën dhe nxisin trazirat.

Dëshmitarë okularë konfirmojnë vdekjen e dhunshme të gazetares, e cila sipas tyre ka qenë një vrasje e menduar mirë, pasi një person i maskuar ka qëlluar disa herë në drejtim të agjentëve të policisë pranë të cilëve ndodhej dhe 29 vjeçarja.

Policia deklaroi se përgjegjës për ngjarjen është grupi disident republikan i njohur dhe si IRA e re, ky i fundit është një grup i vogël republikanësh që refuzojnë marrëveshjen e së premtes së shenjtë të janarit 1998, kur u vendosën kushtet për garantimin e qëndrimit të vendit në Mbretërinë e Bashkuar.

E përditshmja britanike The Guardian raporton se reporterja e re ishte transferuar prej pak kohësh në zonë, së bashku me partneren e saj. Ajo po merrej me vdekjet që lidheshin me periudhën e trazirave 1968 – 1998. Viktimat e këtij 30 vjeçari nuk ekzistojnë për historinë zyrtare të vendit.

Trazirat e së enjtes ndodhën në prag të fundjavës së Pashkëve, periudhës në të cilën republikanët festojnë përvjetorin e revoltës së pashkës në 1916-ën dhe disidentët organizuan manifestime në rrugë. Gjashtë ditët e revoltës në 1916-ën u shtypën me dhunë nga forcat e Mbretëreshës britanike me një bilanc prej 450 viktimash edhe 2500 të plagosur.

Por gjithsesi u krijuan kushtet për ndarjen e ishullit mes jugut dhe veriut si dhe pavarësinë e pjesës më të madhe të saj. Por tashmë në Irlandën e Veriut tensioni është i lartë dhe ekspertët paralajmërojnë se është vetëm fillimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!