Arrestohen disa zyrtarë të lartë në Malin e Zi, Abazoviç: Dora e drejtësisë ka nisur të veprojë

schedule16:35 - 3 Mars, 2021

schedule 16:35 - 3 Mars, 2021

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar në lidhje me aksionin policor të zhvilluar këtë të mërkurë në Malin e Zi.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë në malin e zi.

Abazoviç përmes një postimi në Twitter shkruan se “Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të veprojë”.


Ndërkohë mediat vendase më herët kanë bërë me dije se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë u ndaluan në një aksion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë.

Abazoviç theksoi se veprimi është provë se institucionet e sistemit mund të punojnë në mënyrë profesionale, të sinkronizuar dhe me efikasitet.

“Në këtë moment, patriotizmi më i madh është mbrojtja e thesarit të shtetit”, shkroi Abazoviç./abcnews.al