Policia ka arrestuar shtatë persona në Tiranë. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, ndërsa të tjerë janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.
Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
- L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,
u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;
- V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.