Arrestohen 6 persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

schedule13:00 - 13 Tetor, 2023

schedule 13:00 - 13 Tetor, 2023

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkak të veprave penale të ndryshme, nga përdorimi i dhunës, aksidente me makinë te konflikte.

Ndërkohë, secialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 po punojnë për kapjen e një shtetasi 56 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ram Sadria”, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 56 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit 56 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi këta shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin 43 vjeç, banues në Thumanë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Llazi Miho”, ka aksidentuar shtetasin H. B., 88 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– 39 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Teodor Keko”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. K., me të cilin më pas është konfliktuar. Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!