Pesë shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe, te dyshuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa.
Të arrestuarit e identifikuar janë Adrian Pepaj, 22- vjeç, i cili akuzohet edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme. Ndërsa Kledian Lezaj, 27- vjeç dhe Sokol Sakuta, 23-vjeç, janë akuzuar për veprën penale të prodhimit të lëndëve narkotike. Pas verifikimeve të hollësishme, dy nga pesë të arrestuarit janë liruar dhe po hetohen në gjendje të lirë.
Pas operacionit me helikopter nga ajri janë identifikuar mbi 570 bimë kanabis, që ishin mbjellë në shtatë shtëpi të ndryshme në zonën e Brettonit.
Vlera e drogës do të kapte vlerën e 500 mijë paund nëse do shitej në tregun e zi./abcnews.al