Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale, Policia e Lezhës jep detajet

schedule10:37 - 3 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 3 Nëntor, 2020

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale.

48 vjeçari G. Gj., banues në fshatin Tresh, është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor në Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë /Informacion

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bënë arrestimin e shtetasve:

– A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në qytet.

-G. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!