Plagosi dy persona me thikë, ndalohet 26-vjeçari nga Kruja i shpallur në kërkim

schedule08:59 - 17 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 17 Nëntor, 2020

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar nga policia në Durrës. Njoftohet se B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu, më datë 21 maj 2020, ka plagosur në Fushë Krujë, me thikë, për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular F. Ç.

Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë:

A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë.

Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!