Autoritetet austriake kanë arrestuar 30 persona si pjesë të “Vëllazërisë myslimane”. Sipas mediave vendase arrestimet janë bërë mëngjesin e sotëm në Styria, Carinthia, Vjenë, për dyshime për terrorizëm.
Prokuroria Publike e Grazit po heton 70 të dyshuar si dhe disa shoqata dhe shoqëri të dyshuar për përkatësi dhe mbështetje të organizatave terroriste “Vëllazëria Myslimane” dhe Hamas.
60 apartamente, shtëpi, dyqane dhe lokale klubesh u kontrolluan të hënën në mëngjes dhe 30 të dyshuar u arrestuan, përcjell abcnews.al.
Ka dyshime për organizatën terroriste, financimin e terrorizmit, organizatën kriminale dhe pastrimin e parave, tha prokurori publik i Grazit. Sidoqoftë, sipas hetimeve të arrestuarit nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin terrorist në Vjenë.
Masat u paraprinë nga hetime të gjera dhe intensive që zgjatën më shumë se një vit nga Zyra kryesore Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftimin e Terrorizmit.
Sipas hetimeve të bëra deri më tani, Vëllazëria Myslimane është një shoqatë globale, islamike radikale, antisemite, qëllimi kryesor i së cilës është futja e një shteti islamik (kalifati) i bazuar në ligjin islam (Sheriati) në të gjitha vendet e botës.
Pak ditë më parë Vjena u godit nga një sulm terrorist. Një person i radikalizuar, i identifikuar si Kujtim Fejzullai vrau 4 persona si dhe plagosi 20 të tjerë në zona të ndryshme të kryeqytetit austriak, ndërsa pak minuta më vonë u elemininua nga policia. g.v/abcnews.al