Në studion e Abc News gazetari Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje për kapjen e Orges Bilbilit pak ditë më parë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Hoxha tha se kanë qenë dy policë. Njëri prej tyre ka ndjekur Enterio Kaloshin dhe nuk e ka kapur dot, ndërsa polici tjetër Orges Bilbilin. Ky i fundit e ka ndjekur me këmbëngulje Bilbilin, ka parë lëvizjet e tij dhe më pas e ka qëlluar.
https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/599400897339098/
“Duhet një këndvështrim tjerë si duhet të luftohet krimi. Krimi i organizuar po arrin në një stad tjetër. Për Orges Bilbin kanë dështuar 14 operacione. E kap një patrullë në Tiranë. Kanë qenë 2 policë. Ata kanë parë 2 persona, njëri ka ndjekur Kaloshin dhe tjetri Bilbilin. Njëri ka ndjekur Enterion, por nuk e ka kapur dot. Ndërsa polici tjetër e ka ndjekur, ka këmbëngulur dhe ka qëlluar drejt tij. Kapja e tij është një ndër sukseset e policisë”, u shpreh gazetari.
LEXO EDHE: Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në Durrës