Analisti Erbi Ago e ka cilësuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, si kapitullin më të vështirë për të.
“Mendoj që padyshim që ky është kapitulli më i vështirë i zotit Meta. Mendoj që mund të mos jetë fundit, por kapitulli më i vështirë i tij.
Mendoj që elektorati dhe votuesi i PL është një votues i besës, një votues që votën për PL e jep në çdolloj rasti, por vështirësitë do t’i ketë me elektoratin gri, me të pavendosurit. Normalisht në të njëjtën kohë, mund të jetë dhe një moment i përshtatshëm për t’u përdorur për të marrë më shumë vota”, tha ai.
Në një lidhje me Skype për “News Line”, Ago u shpreh se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë duhen të fokusohen te arsyeja e arrestimit të Metës dhe jo te mënyra se si u arrestua.
“Mendoj që është një humbje kohe për ata që duan të përqendrohet situata te drejtësia dhe është një fitim kohe për ata që nuk kanë përgjigjet e duhura apo shpjegimet e duhura për të mbrojtur këtë dosje apo situatën në fjalë. Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë, por mbi të gjitha të gjithë duhet të fokusohen te arsyeja e arrestimit e çështjes në fjalë dhe jo te mënyra se si u arrestua, pastaj ajo mbetet për analizë më vonë, por kryesorja është arsyeja se pse ndodhi”, deklaroi analisti.
Më tej, Ago ceku dhe takimin e diplomate së SHBA, Nancy Vanhorn me ministrin e Brendshëm Hoxha, duke theksuar se analiza e saj është me rëndësi për rezultatin final./abcnews.al