Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

schedule10:03 - 23 Maj, 2025

schedule 10:03 - 23 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në qytetin bregdetar mëngjesin e së premtes.

Një nga shtatë të arrestuarit, është Xhevdet Plaku, i shumëkërkuari i drejtësisë, të cilit gjatë kontrollit, iu gjet një armë zjarri.

“Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje”, theksoi policia në konferencën për shtyp.

Lidhur me vrasjen e Ermir Dedjas, policia deklaroi se janë shpallur dy persona në kërkim.

“Jemi duke punuar në mënyrë intensive, kemi shpallur dy persona në kërkim. Nuk mund të them më tepër për shkak të hetimeve”, u tha në deklaratë./abcnews.al

Të arrestuarit:

  1. Xhevdet Plaku
  2. Flobens Meçja
  3. Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër
  4. Jugert Xhani
  5. Oltion Hasani
  6. Fation Qesja
  7. Alfred Hasanaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!