Arrestimi i vrasësit të Majollarit, Policia e Tiranës jep detaje

schedule10:41 - 20 Prill, 2018

schedule 10:41 - 20 Prill, 2018

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Kastriot Gjuzit, i dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, ditën e enjte.

Sipas njoftimit të policisë, “Shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, çoi në kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit”.

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, është i dënuar më parë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ai me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës”, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës, thuhet në njoftim.

Gjuzi do të përballet me akuzat e ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!