Arrestimi i tre kontrollorëve, avokati: I paligjshëm, çështja është kthyer në politike

schedule13:40 - 9 Prill, 2021

schedule 13:40 - 9 Prill, 2021

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, ka reaguar pas dorëzimit  të padisë në Gjykatën Civile me anë të së cilës kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i bordit të Albcontrol që u ka ulur pagat në vitin 2020.

Gjithashtu në deklaratën e tij për mediat, pas seacën gjyqësore për tre të arrestuarit për grevën në Rinas,avokati Rezart Kthupi  është shprehur se arrestimi i tyre është i paligjshme.

Në deklaratën e tij për mediat Kthupi thotë se mes kontrollorëve dhe Albcontrol më parë ka pasur takime, por jo negociata., ku thjesht janë informuar se vendimi është për uljen e pagave dhe nuk ndryshohet.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se në gjyq do të kërkohet rrëzimin i akuzave pasi kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit.

Rikthimi i pagave që nga prilli i 2020 për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësore. Ishte seanca përgatitore. Paditësi është Sindikata. Sindikata përfaqëson kontrollorët, pastaj efektet tek të gjithë punëtorët. Ka pasur takime, jo negociata. Do të thotë që ka mundësi, kurse në takime ka thënë që s’ka negociatë, vetëm informim. Nuk e dimë çfarë do kërkojë Prokuroria, kërkojmë rrëzimin e akuzave. Është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga respektimi. Deduksionin e bëni ju”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!