Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ashtu siç ishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me lëshimin e 20 urdhër – arresteve, ndaj personave pjesë të një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.
Deri më tani janë ekzekutuar 14 urdhër – arreste, ndërsa sa i përket rolit të shqiptarëve në këtë grup tha se ata bënin transportuesin, shpërndarësin në vendet e BE, madje ndonjëherë edhe porositësin.
“Roli i shqiptarëve ka qenë qoftë i transportuesit dhe i shpërndarësit me pas në shtetet e BE. Por edhe i porositësve, pasi këta persona nuk kanë pasur njerëz të tjerë me rol më kryesor” tha Mara.r.t/abcnews.al