Arrestimi i themeluesit të Telegram/ Moska akuzon Parisin se refuzon të bashkëpunojë

schedule11:52 - 25 Gusht, 2024

schedule 11:52 - 25 Gusht, 2024

Ambasada ruse në Paris akuzoi sot autoritetet franceze se refuzojnë të bashkëpunojnë me Moskën pas arrestimit të Durov. Arrestimi i themeluesit dhe drejtuesit të platformës së mesazheve Telegram, Pavel Durov, i cili ka ndër të tjera edhe nënshtetësi ruse, u bë dje në Paris.

“Kemi kërkuar nga autoritetet franceze të shpjegojnë arsyet e arrestimit dhe kërkuam që të mbrohen të drejtat e tij dhe t’i lejohet aksesi në shërbimet konsullore.

Deri më tani, pala franceze ende refuzon të bashkëpunojë për këtë çështje”, tha ambasada ruse në Paris.

Ambasada shtoi se diplomatët rusë janë në kontakt me avokatin e Durov.

Ndërkohë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev vlerësoi sot se Durov bëri një llogaritje të gabuar duke u larguar nga Rusia dhe duke besuar se kurrë nuk do të detyrohej të bashkëpunonte me shërbimet e huaja të sigurisë.

Medvedev iu referua një bisede që pati me miliarderin me origjinë ruse vite më parë, në të cilën ai i tha atij se nëse nuk dëshironte të bashkëpunonte me agjencitë e zbatimit të ligjit, atëherë do të përballej me probleme në çdo vend ku do të shkonte.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!