“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi”, Llabani: Në 26 vite, asnjë politikan nuk është dorëzuar në polici

schedule21:30 - 30 Shtator, 2024

schedule 21:30 - 30 Shtator, 2024

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se arrestimi i Ervin Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas.

Ajo ka theksuar se në 26 vite nuk ka pasur një politikan që të dorëzohet vetë në polici.

Sipas Llabanit, nëse Salianji do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë.

“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas. Që do të jenë jo vetëm protesta e opozitës që do të jenë deri diku të pakontrolluara siç e ka deklaruar deri diku dhe kreu i opozitës shqiptare zoti Berisha sot. Unë nuk kam parë deri tani që në 26 vite një politikan të shkojë dhe të dorëzohet në polici. Nuk kam parë deri tani që një politikan përkundër një procesi që kishte 6 vite që zhvillohej, vazhdonte dhe zvarritej, edhe jam e bindur që këtu ka konsensus midis dy palëve politike.

Në një vit e ca ka qene vetë Salianji që ka shtyrë procesin si duhet. Nëse do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë. Nuk e di, nëse ky skenar, apo ky pakt mes dy palëve politike PS-PD, qëlloi pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve”, tha gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!