Arrestimi i Safet Bajrit/ Avokati: U paraqit vetë në policinë e Shkodrës, ishte thirrur për verifikimin e ADN-së

schedule15:23 - 21 Shkurt, 2025

schedule 15:23 - 21 Shkurt, 2025

Avokati i Safet Bajrit ka deklaruar se ai është paraqitur vetë në drejtorinë e policisë së Shkodrës, pasi është thirrur për verifikim për të marrë ADN-në, ku dhe e kanë arrestuar dhe më pas nisur drejt Tiranës.

“Nuk është arrestuar në shtëpi por e kanë thirrur në drejtorinë e Shkodrës. Ka shkuar vetë”, mësohet të ketë thënë avokati.

Masë është dhënë edhe për Astmer Bilalin dhe për Behar Bajrin. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burgun e Reçit ku do t’i komunikohet masa dhe akuza e re e ngritur nga SPAK.

Dyshohet se Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali janë arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, ngjarje për të cilën më herët Safet Bajri ka qenë i arrestuar dhe ka qenë në burg 15 muaj. Në atë kohë çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani dyshohet se SPAK ka siguruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Fatbardh Lici u vra me breshëri plumbash më 10 gusht 2018 në një kafe në qytetin e Shkodrës. 53-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!