Pas arrestimit të oficerit të krimeve në komisartiatin nr.4, është zbuluar edhe skema që Kastriot Palushi kishte përdorur për të zhvatur nga një qytetar një shumë prej 50 mijë lekësh.
Abc News, mëson se gjithçka ka nisur pas një sherri të ndodhur me datë 19 qershor mes dy personash në zonën e Freskut, ku një prej tyre në gjendje të dehur. Pas sherrit personi i dehur ka shkuar në komisariatin nr.4 duke bërë kallëzim penale për dhunë. Megjithatë një ditë më vonë dy personat janë takuar dhe kanë rënë dakord që kallëzimi të hiqej dhe konflikte mes tyre të zgjidhej.
Pavarësisht kësaj, më datë 21 qershor, oficeri i Krimeve Kastrito Palushi, i ka kërkuar takim qytetarit që ndaj tij ishte bërë një kallëzim.
Palushi, i kishte thënë që nëse kërkonin mbylljen e kësaj ngjarje, duhet t’i paguante atij një kafe,që nënkuptonte vlerën monetare prej 50 mijë lekësh.
Pas kërkesës për rryshfet qytetari nuk kishte pranuar, që t’i japë paratë, dhe e kishte denoncuar në Agjencinë e Mbikqëqyrjes Policore.
Këta të fundit kanë organizuar edhe kapjen në flagrancë të Kastriot Palushit, ku pasi kanë lënë takim me qytetarin ndaj të cilit ishte bërë kallëzimi, oficeri i krimeve ka marrë edhe shumën e parave.
Në momentin që kanë ndërhyrë agjentët e AMP, oficeri i krimeve ka tentuar të largohet por është kapur pak metra larg makinës së tij ku brenda të cilës u gjet edhe shuma e parave./abcnews.al