Arrestimi i Navalny, Biden: Të shqetësuar nga veprimet e Rusisë

schedule12:23 - 26 Janar, 2021

schedule 12:23 - 26 Janar, 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden deklaroi se administrata e tij është shumë e shqetësuar nga veprimet e Rusisë.

Biden, pas ceremonisë së dekretit në Shtëpinë e Bardhë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi arrestimi e opozitarit Alexei Navalny nga Rusia, praninë e pretendimeve si sulm kibernetik ndaj institucioneve federale amerikane ose ofrimin e parave për vrasjen e ushtarëve amerikanë në SHBA.

“Jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e Rusisë”, theksoi ai.

“Nuk do të hezitoj të flas me homologët tanë rusë këto çështje”, u shpreh Biden duke theksuar se ka kërkuar informacion nga institucionet përkatëse në lidhje me pretendimet ndaj Rusisë. /abcnews.al