TIRANË- Analisti Ilir Demaliaj, në lidhje “live” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “360 Gradë” tha se hetimi për ish-presidentin Ilir Meta dhe personave të tjerë është “qëndisur” falë bashkëpunimet me agjencitë e huaja.
Ai shtoi se goditja e ish-funksionarëve të lartë nuk po bëhet nga Altin Dumani, por shtoi se amerikanët po i rrinë te ‘koka’ kreut të SPAK.
“Kjo është e qëndisur mirë dhe agjencitë e huaja kanë dhënë të dhëna dhe kanë hetuar dhe ata me hetuesit e vet. Nuk është puna e Dumanit, as e prokurorëve, por Dumanit i rrinë te koka amerikanët. I kanë ofruar siguri. Po bëhet një punë speciale. Unë nuk di të them se sa të shkojë thellësia e hetimeve”, tha ai./abcnews.al