Arrestimi i Metës/ Bozheku: Ish-Presidentit nuk i rrezikohet jeta në burg! Llabani: Flitet për pesë dëshmitarë, i kanë dhënë çdo detaj akuzës

schedule21:44 - 24 Tetor, 2024

schedule 21:44 - 24 Tetor, 2024

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u diskutua për arrestimin e Ilir Metës. Gjatë diskutimeve në studio, avokatja Enida Bozheku tha se Metës, nuk i rrezikohet jeta në burg.

Ndërsa nga ana e saj, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se nga dosja është parë “vetëm maja e ajsbergut”, pasi sipas saj ka ende shumë detaje. Më tej nënvizoi se janë pesë dëshmitarë të procesit hetimor që i kanë dhënë çdo detaj akuzës.

Pjesë nga biseda në studio;

Bozheku: Nuk mendoj që Ilir Metës do t’i rrezikohej jeta në burg. Por mendoj që armiku i brendshëm brenda vetes mund të jetë një moment shumë më i rëndësishëm. Por mund të them që ndryshe nga dosjet e tjera ky rast ka një përqendrim të provës. Në këtë dosje vihet re një marrje e brendisë së provave dhe shkruar në narrativë, edhe tek zoti Berisha kishte ndodhur kjo. Është një teknike e re që po përdoret te figurat e profilit të lartë. Mënyra se si është lidhur me CEZ-DIA, “është më shumë me të thënë”. Po ashtu mund të thuhet që Monika Kryemadhi për ushtarëve të LSI dhe me dijeninë e Metës, ka vepruar.

Anduena Llabani: Nga kjo dosje kemi parë vetëm majën e ajsbergut. Flitet që janë pesë dëshmitarë të procesit hetimor. Hetimi është në vijim, por kemi pesë persona që ia kanë dhënë çdo detaj akuzës.

Trashëgim Sokolaj: Dashur pa dashur zonja Kryemadhi ka ndihmuar hetimet.

Enida Bozheku: Janë marrë dhe tërhequr nga arkiva të gjykatave të mëhershme, pra janë çuar më tej arsyetimi i atyre dosjeve të mëhershme

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!