Rrëzimi i Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, është përdorur së fundmi në diskursin politik shqiptar, duke nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në kampin opozitar.
Analistët politikë Skënder Minxhozi dhe Roland Bejko, të ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, e cilësuan këtë paralelizëm si të pavend dhe jashtë realitetit shqiptar, duke kritikuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përpjekjet për ta lidhur zhvillimet ndërkombëtare me situatën politike në Shqipëri.
Sipas tyre, këto qëndrime përfaqësojnë më tepër një strategji për të mbajtur të mobilizuar militantët, sesa një analizë reale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rolit të SHBA-së e aleatëve europianë në vend.
Skënder Minxhozi: Kur ngjarjet e mëdha botërore, shkojnë në pazarin politik shqiptar, marrin nota humoristike. Deklarata e Berishës, është një marrësi, personat që janë vetë ‘non grata’ thonë prisni se do vijë t’iu marrin. Venezuela dhe Shqipëria janë krejt dy realitet të ndryshme. Në jemi borxhlinj Amerikës sepse kanë krijuar shtetin e dytë shqiptar. Këto deklarata që avionë Amerikën do marrin nga rezidenca kryeministrin dhe presidentin janë marrëzi.
Roland Bejko: Me ‘non gratën’ në krye krijojnë alibi për të mbajtur militantët, sepse edhe ata po ikin. Amerikanët do të heqin një person që nuk është ‘non grata’ dhe është aleat me europianët dhe do sjellë një në krye që është ‘non grata’?! Kjo është një marrëzi dhe një injorancë. Berisha për shkak të pafuqisë së tyre, prej që zgjidhja t’i vijë nga jashtë.


