Arrestimi i kreut të PL/ Frrok Çupi: Shqipëria s’mund të shkonte në BE duke pasur të lirë njerëz si Meta e Berisha!

schedule18:43 - 21 Tetor, 2024

schedule 18:43 - 21 Tetor, 2024

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas tij, me mbështetjen e ndërkombëtarëve por dënohen figura të larta zyrtarësh.

Gjatë intervistës, ai e cilësoi ish-presidentin Meta, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesën më të korruptuar të politikës.

“Nuk ka asgjë të rastësishme, por data 21 është kthyer në ogurzezë për disa dhe ogurbardhë për disa të tjerë. Pjesa e korruptuar e politikës si Ilir meta, apo Berisha me dhëndrin e kanë përjetuar si padrejtësi. Por kur kanë vrarë njerëz me 21 e kanë përjetuar si diçka të mirë. 21 janari është vrasja përfundimtare e demokracisë së shpresuar. Po ta gjykojmë kështu do të kemi një pas një ngjarje të rëndësishme. Ky vend tani është në kujdesin e demokracive perëndimore dhe dalëngadalë do të pastrohet, ndërsa si akt politik është si dritë shprese. Njerëzit këta të korruptuar të mëdhenj duan t’i shohin në derën e ligjit. Krijon konceptin e lirisë dhe kjo është dhuratë shumë e madhe dhe nuk mund të shkonte Shqipëria në BE duke pasur të lirë njerëz si Meta apo Berisha dhe të tjerë”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se ish-kryeministri Berisha është i njohuar për veprat e tij dhe dëmet që i ka shkaktuar vendit, duke ritheksuar se edhe akuzat ndaj Metës janë shumë më tepër, jo vetëm tre saç edhe janë numëruar.

“Është e njohur që Berisha i ka tentakulat më të thella se Ilir Meta. Berisha ka fajet më të mëdha, ka sulmet fizike dhe sulmet të armatosura , ka rrënimin e ekonomisë së vendit. Fillimisht rrënoi ekonominë kombëtare të shtetit dhe më pas ekonominë e cdo individi. Pra është një kategori tjetër. Por po të shikosh akuzat e Metës janë shumë më tepër. Numërohen tre akuza, por për Metën ka prova shumë të rënda. Ka akuza edhe nga vetë Berisha. Por do të duhen shumë volume shumë seanca, hetime dhe ditë gjyqesh. Pra kemi të bëjmë me krimin më monstruoz që po zbulohet pas viteve ’90”, tha më tej Çupi.

Arrestimi i Metës dhe zgjedhjet?

Çupi: Të dy partitë kanë ngjashmëri pasi janë organizata kriminale familjarë. Qeveria e Berishës jo vetëm për kullat, por ka nisur kriminaliteti që me eksportin e naftës. Në zgjedhje do shkohet me parti që janë të ligjshme. Por nëse demokratët kanë mbetur idealistë do të mblidhen te një parti që nuk ka shumë lidhje me Sali Berishës. Dera e zgjedhjeve është e hapur aq sa e lejon ligji.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!