Arrestimi i Kokës, Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale, jo kolektive

schedule13:02 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 13:02 - 15 Dhjetor, 2021

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj  pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se janë miratuar një sërë vendimesh në të mirë të rindërtimit. Sot sipas tij është vendosur likujdidete për Bashkinë e Tiranës dhe bashki të tjera për të vijuar me rindërtimin.

Këtë vit siç e kemi deklaruar buxheti për rindërtimin ka shkuar në 35 miliardë lekë dhe mes vendimeve të rëndësishme është dhe bonusi për pensionistët dhe qytetarët në nevojë.

Ndërkohë Ahmetaj është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së ABC, Esiona Konomi në lidhje me arrestimin e ish ministrit, Lefter Koka dhe përgjegjësitë që duhet të kenë ministrat e kolegët në tenderin prej 4 milionë dollarësh të marrë prej tij.

LEXO EDHE: Inceneratorët, SPAK arreston Lefter Kokën

“Përballja me drejtësinë është individuale dhe jo kolektive.  Sa i përket incineratorit të Elbasanit ka një procedurë ligjore”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë SPAK arrestoi  ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndalim që lidhet me dosjen e inceneratorëve dhe bashkë me të i janë vënë prangat edhe dy personave të tjerë.

Koka ka qenë për 4 vite ministër i Mjedisit, periudhë gjatë të cilës u dhanë edhe disa licenca për hapjen e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”; “pastrim parash” dhe “korrupsion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!