Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, tre akuzat që rëndojnë ndaj ish deputetit. Dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës

schedule19:33 - 20 Tetor, 2024

schedule 19:33 - 20 Tetor, 2024

Ish deputeti i PS, Jyrgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, akuzohet për tre akuza: korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror nga shtetasit.

ABC News mëson se ish detuteti akuzohet për përfshirje në një grup kriminal që vepron në Durrës. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se bisedat e tij kanë dalë edhe në aplikacionin Sky ECC.

Në total janë lëshuar tre urdhër arreste. Bashkë me ish deputetin është arrestuar edhe Ahmet Masha, ndërsa personi tjetër është ende në kërkim.

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Jyrgis Çyrbja u arrestua këtë të diel pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit./abcnews.al