Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, në në deklaratë për mediat nga Himara ka thënë se arrestimi i ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i takon drejtësisë njësoj si çështja e ish-kryebashkiakut tjetër Fredi Beleri.
Ai ka theksuar se dikur ka qenë politikan dhe nuk mund të bëjë deklarata, të cilat kanë lidhje me drejtësinë.
“Këto janë ato që thoni ju, unë në zyrën time nuk kam pasur ndonjë ankesë, por jam këtu për të pritur çdo qytetarë. Arrestimi i Jorgo Goros është çështje që i takon drejtësisë si çështja e zotit Beleri.
Nëse komuniteti i Himarës që unë e përshëndeta që në fjalinë e parë timen, të cilin ju e quani një pjesë kaq të vogël në këtë takim që kishte kundërshtime, është logjika juaj. Por e imja është për të punuar dhe ata të bashkohen dhe të lënë pas gjithçka, duke lënë pas të gjithë këtë vorbull të krijuar.
Nëse kërkoni që unë të bëjë deklarata që kanë lidhje me drejtësinë, mos prisni nga unë. Unë kam qene politikan dhe mos prisni nga unë këto deklarata”, u shpreh Tavo./abcnews.al

